Konkurs për përkrahjen e projekteve të vogla
Ambasada Gjermane në Prishtinë edhe këtë vit përkrah projekte të vogla të politikës zhvillimore, me anë të të cilave realizohen në mënyrë prioritare nevojat themelore të shtresave të varfëra dhe shumë të varfëra. Për këtë arsye u bëhet thirrje bartësve vendorë të projekteve, të cilët janë të interesuar (p.sh. organizatat joqeveritare, institucionet lokale) t'i dorëzojnë projektpropozimet e tyre deri më 12 korrik 2013 në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.
Formularët për aplikim i gjeni
këtu.
Westerwelle viziton Kosovën dhe Serbinë
Ministri Federal për Punë të Jashtme Guido Westerwelle të dielen do të niset në një udhëtim dy ditor në Serbi dhe në Kosovë. Fillimisht ai do të vizitojë Beogradin, ku do të takohet me presidentin serb Tomislav Nikoliq si dhe kryeministrin Ivica Daçiq, zëvendëskryeministrin e parë Aleksandar Vuçiq si dhe homologun e tij, ministrin e punëve të jashtme Ivan Mrkiq. Më pas Westerwelle do të udhëtojë për në Prishtinë, ku më 20 maj do të zhvillojë biseda politike me Hashim Thaçin, kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe me ministrin e punëve të jashtme Enver Hoxhajn.
Fjalimi i Presidentit Federal Gauck para Këshillit të Evropës
Presidenti Federal iu drejtua Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, më 22.04. në Strasburg: "Në Kosovë gjendja politike është ndryshe. Për zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit integrimi në bashkësinë ndërkombëtare jep impulse të rëndësishme. Pikërisht për këtë unë dëshiroj, që të gjitha shtetet në Këshillin e Evropës të jenë të gatshme ta njohin Kosovën si shtet. Edhe njerëzit në Bjellorusi dhe në Kosovë kanë të drejtë të marrin pjesë në vlerat e Këshillit të Evropës, si dhe në mbrojtjen panevropiane të të drejtave të njeriut, për shembull përmes së drejtës së ankesës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut."
Fjalimin e plotë (në gjuhën gjermane) mund ta lexoni këtu
Ju faleminderit për fotografitë e bukura, të cilat na kanë arritur për garën e fotografisë "Vendi im i preferuar në Kosovë"! Këtu mund t'i shihni fotografitë e përzgjedhura nga ne:
Fjala e Ambasadorit Blomeyer me rastin e pesëdhjetëvjetorit të Traktatit të Elysée-së
Ambasadori Dr. Peter Blomeyer: "I lirë është vetëm ai, i cili nëse është e nevojshme, mund të lirohet nga mallkimi i së kaluarës për të fituar të ardhmen.“
Në kuadër të një ceremonie solemne, të organizuar bashkërisht nga Ambasadorja Franceze dhe Ambasadori Gjerman në Kosovë me rastin e shënimit të pesëdhjetëvjetorit të Traktatit të Elysée-së, më 22 janar, Ambasadori Dr. Peter Blomeyer mbajti një fjalim.
Lexoni këtu fjalimin e plotë të Ambasadorit Blomeyer [pdf, 39.37k]
Me përfundimin e vitit 2012 Gjermania si anëtare jo e përhershme është larguar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ministri Federal për Punë të Jashtme, Guido Westerwelle më 19 dhjetor ka prezantuar para kabinetit të tij bilancin dy-vjeçar të këtaj anëtarësie. Raporti prej plotë 40 faqesh me titutll “Gjermania në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 2011/2012” është një përmbledhje e temave, të cilat janë trajtuar në Këshillin e Sigurimit në dy vitet e fundit.
Gjermania në Këshillin e Sigurimit: një retrospektivë