Bursa

Sherbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD) çdo vit mbështet qindra studentë, të diplomuar, ekspertë të ardhshëm, mësimdhënës të shkollimit të lartë, artistë dhe muzicientë kosovarë. Programi i rregullt i bursave të DAAD-së shpallet në gusht të çdo viti. Në kuadër të këtij programi mund të financohen kurse verore të shkollave të larta, studimet master, kërkime për punimin e doktoraturës, qëndrime kërkimore në Gjermani ose udhëtime studimi në Gjermani.

Përveç kësaj ka dhe shumë programe tjera të ndryshme të bursave për studentë të cilët dëshirojnë të mbarojnë ndonjë lëmi në gjuhën gjermanebrenda rajonit të Evropës Lindore. Aktualisht DAAD është duke përkrahur Fakultetin Gjerman për Inxhinieri Mekanike pranë Universitetit Teknik të Sofjes, Universitetin për Teknologji Kimike dhe Metalurgji në Sofje, si dhe Qendrën për Studime gjermane dhe evropiane pranë Universitetit Shën-Kliment-Ohridski në Sofje.

Informata shtesë, në veçanti mbi ofertat e DAAD-së, mund të gjeni në faqen e internetit të DAAD-së si dhe ti merrni në zyrën e DAAD-së pranë Universitetit të Prishtinës.

Instituti Goethe i ofron mësimdhënësve të gjuhës gjermane të cilët dëshirojnë të kryejnë trajnime në Gjermani, mundësinë për të aplikuar për një bursë për një kurs 2-3 javorë në Gjermani.

Përveç këtyre ka dhe një numër të madh të programeve të bursave. Ambasada ka përmbledhur informatat mbi bursat më të rëndësishme në një broshurë.

Linqet e poshtëshënuara (në gjuhën gjermane) paraqesin një përzgjedhje shtesë, informatat e të cilave mund të mos jenë të plota.

Bursa

Internationale Studierende an der Freien Universität Berlin.

Mundësi bursash për nxënës, studentë dhe ekspertë të ardhshëm nga Kosova

Ambasada Gjermane në Prishtinë me ndihmën e shumë fondacioneve dhe organizatave gjermane ka përmbledhur mundësi të ndryshme bursash për nxënës, studentë dhe ekspertë të ardhshëm nga Kosova.

Bursa në Gjermani

Scholarships in Germany

Dëshironi të studioni në Gjermani, por nuk e dini se si të financoni këtë? Tek Young Germany do të prezantojmë këtë muaj bursa, të cilat mund të ju ndihmojnë.