1. Ministri Federal për Punë të Jashtme Frank-Walter Steinmeier për vdekjen e Walter Scheel / Hapet libri i zisë në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.
  2. Logo der deutschen Beteiligung an den Sommerspielen durch einen Pavillion Lojërat Olimpike Verore 2016 në Rio de Janeiro
  3. Gjermania do të kandidojë për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Ministri Federal për Punë të Jashtme Frank-Walter Steinmeier për vdekjen e Walter Scheel / Hapet libri i zisë në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.

Ministri Federal për Punë të Jashtme Frank-Walter Steinmeier me rastin vdekjes së ish-Presidentit Federal Walter Scheel deklaroi: "Unë jam i pikëlluar për vdekjen e Walter Scheel-it. Me mua në pikëllim janë bashkëpunëtorët e ministrisë Federale për Punë të Jashtme për një ish-ministër të jashtëm të Gjermanisë.   Sot është shuar një jete e gjatë dhe e përmbushur." --------------------------------------------------------------------------------------- Libri i zisë në Ambasadën Gjermane do të hapet më 25.08. nga ora 14:00 deri në orën 17:00 dhe më 26.08. nga ora 09:00 deri në orën 14:00 dhe do të jetë në dispozicion për shprehje të ngushëllimeve. 

Logo der deutschen Beteiligung an den Sommerspielen durch einen Pavillion

Lojërat Olimpike Verore 2016 në Rio de Janeiro

Fryma olimpike dhe paraolimpike do të shpaloset në Rio de Janeiro në një vend shumë të veçantë: plazhi i Leblon-it nga data 4 gusht deri më 8 shtator do të jetë lokacioni i Pavjonit OliAle të "Gjermanisë në Plazh" dhe poashtu pikë takimi për brazilianë, turistë dhe të gjithë ata, të cilët duan të përjetojnë Rion 2016 me instinktin gjermano-brazilian. Merrni vesh më shumë rreth kësaj pjesëmarrjeje të Gjermanisë në Lojërat Verore dhe Lojërat Olimpike duke klikuar në vegëzat e më poshtme në gjuhë të ndryshme:

Gjermania do të kandidojë për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Ministri i Jashtëm Steinmeier e ka bërë publik njoftimin për këtë kandidaturë për periudhën 2019/20 më 27.06.2016 në Hamburg. Zgjedhjet sipas parashikimeve do të mbahen në qershor të vitit 2018 në Asamblenë e Përgjithshme.

Deutsche Botschaft

Konkurse për punësim të Ambasadës Gjermane në Prishtinë.

Bëhuni pjesë e ekipit tonë! Aplikoni për një vend të shpallur pune në Ambasaden Gjermane në Prishtinë:

Steinmeier në bisedë me homologun e tij kosovar Hoxhaj

Steinmeier pret ministrin e mashtëm kosovar

Përparimi në procesin e reformave: Steinmeier pret ministrin kosovar për punë të jashtme Ministri i Jashtëm Steinmeier ka pritur të premten (22.07.) në Ministrinë Federale për Punë të Jashtme homologun e tij kosovar, Enver Hoxhaj. Në fokus të bisedës të të dy ministrave, krahas marrëdhënieve kosovaro-gjermane kanë qenë integrimi i Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, procesi i pajtimit në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështje të tjera të politikës ndërkombëtare. Në vazhdim të takimit është mbajtur një konferencë për shtyp. Lexoni këtu deklaratën e Ministrit të Jashtëm!

T'a mbrojmë Evropën duke e bërë më të mirë

Tekst editorial nga Ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier mbi situatën në Evropë pas referendumit të BE-së në Britaninë e Madhe. Teksti është publikuar nga data 05.07.2016 në gazeta të përditshme evropiane me renome, ndër tjerash El País, Le Monde, Rzeczpospolita, si dhe në Koha Ditore. Tekstin e plotë në gjuhën shqipe mund ta lexoni këtu:

Seminar i Shoqërisë së Evropës Juglindore me temë: Shaping the future in Kosovo

Seminar ndërkombëtar i Shoqërisë për Evropën Juglindore

Seminar ndërkombëtar i Shoqërisë për Evropën Juglindore Nga data 1 deri më 2 korrik 2016 në qytetin bavarez Freising është mbajtur një seminar me temën: Shaping the Future in Kosovo: A New Impetus for Dialogue and Cooperation. Qëllimi i seminarit ishte nxitja e dialogut në mes Kosovës dhe grupeve gjermane të interesit, si dhe takimet në mes të përfaqësuesve nga shoqëria civile, organizatat think-tank, mediet dhe politika në Kosovë, si dhe ekspertëve ndërkombëtarë.

Ornament

Ministri i Jashtëm Steinmeier me rastin e përfundimit të muajit të agjërimit, Ramazanit (Id al-Fitr)

Ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier i uron myslimanët dhe myslimanet në mbarë botën me rastin e përfundimit të muajit të agjërimit, Ramazanit.

Ambasadori Reichel

Ligjeratë e Emisarit për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në 23 qershor 2016 në Prishtinë

Më 23 qershor 2016 Emisari për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s, z. Dr. Ernst Reichel mbajti një ligjeratë në Institutin e Prishtinës për Studime Politike.  Ligjeratën në gjuhën angleze mund ta gjeni këtu: 

Außenminister Steinmeier

Kosova: një e ardhme evropiane

Op-Ed i përbashkët nga Federika Mogerini, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë dhe Nënkryetare e Komisionit Evropian dhe Frank-Walter Steinmeier, Ministër i Punëve të Jashtme i Gjermanisë i boruar në të përditshmen Koha ditore.

Kosova si shtet i sigurt i origjinës dhe procedura të përshpejtuara

Kosova si shtet i sigurt i origjinës dhe procedura të përshpejtuara: Informacione rreth ndryshimeve aktuale në procedurat e azilit  gjeni këtu:

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë

Ambasadorja Angelika Viets

Angelika Viets

Caktimi i termineve në mënyrë elektronike

Që tani për të gjitha shërbimet konsullore (çertifikimet, kërkesat për pasaporta gjermane etj.), si dhe kërkesat për viza (vizë turistike, vizë afariste, etj.) është i domosdoshëm caktimi i terminit në mënyrë elektronike. Dhënia e termineve  për viza dhe çështjeve tjera konsullore është pa pagesë. Ambasada nuk bashkëpunon me agjenci private të shërbimeve/agjenci turistike. Ofertat për  shërbime të tilla nga këta ofertues duhet të konsiderohen në mënyrë kritike. Kërkesa ndaj tyre për këtë shërbim nuk është e nevojshme.

Ambasada Gjermane Prishtinë në Facebook

Informatat kulturore të Ambasadës Gjermane në Prishtinë

Tschaikowsky-Ballett in der Staatsoper Berlin

Sektori i Kulturës i Ambasadës Gjermane ofron për të gjithë të interesuarit një mailing-listë, me anë të së cilës shpërndahen informata lidhur me ngjarje të ndryshme kulturore  që  organizohen në Kosovë.

Nëse interesoheni për teatër, muzikë dhe kino dhe nëse dëshironi t'i pranoni me anë të emailit "Informatat kulturore", atëherë Ju lusim ta plotësoni formularin kontaktues dhe të shënoni në hapësirën për tekst: "Informatat kulturore".

Komunikatat për shtyp në formë elektronike

Zeitungen

A punoni për ndonjë gazetë apo medium elektronik në Kosovë? Nëse dëshironi t’i pranoni komunikatat për shtyp dhe njoftimet e Ambasadës Gjermane nëpërmjet emailit, atëherë ju lusim që ta plotësoni formularin kontaktues dhe shënoni në hapësirën për tekst: “Komunikatat për shtyp”.