PASCH-Video-Punëtori në Kosovë 2016

Zmadho fotografinë

Kosova si shtet multietnik

Dhjetë PASCH-studentë kosovar nga PASCH – shkolla „Milenium i Tretë“ në Prishtinë u morën me pyetjen se si është jeta në shtetin multietnik Kosovë. Në PASCH-Video-Punëtorinë e mbajtur në gjuhën gjermane studentët, nën drejtimin profesional, mësuan se si punohet me kamera, se si kryhen intervista dhe prerja e materialit të filmit. Seminari synonte pos rritjes së aftësive ndërkulturore dhe gjuhësore edhe marrjen e njohurive bazë të teknologjisë së filmit. Kjo ishte edhe për të kuptuar më mirë gjendjen e grupeve të ndryshme etnike në Kosovë për të hapur dhe të promovuar dialogun ndërkulturor. Prandaj u xhirua edhe në Mitrovicë, vendin e ndarë etnikisht në veri të Kosovës, ku janë bërë shumica e xhirimeve. Të gjitha xhirimet janë bërë vet nga pjesëmarrësit-PASCH.

https://www.youtube.com/watch?v=_Jy8yOzLIdk&feature=youtu.be

Zmadho fotografinë Pristina në Kosovë – Qyteti jonë

Ky film është bërë në Prishtinë në kuadër të PASCH-Video-Punëtori me 10 PASCH-nxënës kosovar në vjeshtë 2016 organizuar nga Goethe-Instituti. Në PASCH-Video-Punëtorinë pesëditore është mësuar nën mbikëqyrjen profesionale se si punohet me kamera, bazat e intervistimit si dhe programin për prerjen e filmit. PASCH-nxënësit kosovar dëshironin të bënin një portret për kryeqytetin kosovar Prishtinën në gjuhën gjermane, i cili mund të përdoret edhe si informacion për turistët gjerman. PASCH-nxënësit kosovar  kanë bërë të gjitha xhirimet e filmit dhe intervistat vet.

https://www.youtube.com/watch?v=ubb7-Fv0mHU

PASCH-Video-Punëtori

Kosovë – një shtet, shumë nacione

Grünes Logo des Goethe-Instituts

Së bashku hulumtojmë Gjermaninë

Video-Workshop: "Serbien, Bosnien und Herzegowina, Kroatien und Kosovo: Gemeinsam erkunden wir Deutschland“

Nën moton "Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Kosova: Së bashku hulumtojmë Gjermaninë" janë takuar 24 pjesëmarrës nga të katër vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlin për të krijuar një dokumentar të udhëtimit të tyre të përbashkët kërkimore në lidhje me situatën aktuale në Gjermani.