Mësimi i gjuhës gjermane

Njerëzit të cilët në shekullin 21 dëshirojnë të jenë në një hap me kohën - mësojnë gjermanisht! Si gjuhë e parë apo e dytë e afro 125 milionë banorëve, gjuha gjermane bën pjesë në gjuhët më të rëndësishme në botë. Në Evropë 101 milionë njerëz flasin gjuhën gjermane si gjuhë amëtare. Në institucionet e Bashkësisë Evropiane gjuha gjermane, pas gjuhës angleze dhe frënge është gjuha më e rëndësishme zyrtare.

Deutsche Sprache

Gjermanishtja – një gjuhë e mësuar në mbarë botën, por më prejardhje nga Evropa

Gjermanishtja është gjuha e dytë e huaj në Bashkimin Evropian dhe në bazë të folësve amëtarë - me 90 milionë - ajo mbanë vendin e parë. Në tetë shtete ajo është njohur si gjuhë e minoriteteve. Nuk ka arsye pra per t'u brengosur për përhapjen e gjuhës gjermane në Evropë? Fatkeqësisht po, pasiqë gjuha gjermane në institucionet evropiane luan vetëm një rol dytësorë.

Deutsch - Sprache der Ideen

Të rrisim interesimin për gjuhën gjermane

Me kampanjën "Gjermanishtja - Gjuha e ideve" Ministri Federal i Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle, dëshiron të nxis përhapjen e gjuhës gjermane jashtë vendit. Sekretarja e shtetit, znj. Pieper, prezantoi këtë kampanjë para Ministrisë së Punëve të Jashtme. Gjermanishtja gjithsesi është gjuha më e folur në Evropë.

Auswärtiges Amt Minister Westerwelle mit Jugendlichen

PASCH-Shkollat: Partnere të së ardhmes

Në shkurt të vitit 2008 Ministria Federale e Punëve të Jashtme thirri në jetë nismën „Shkollat: Partnere të së ardhmës“ (PASCH). Nisma forcon dhe bashkon një rrjet global të rreth 1500 shkollave partnere me lidhje të veçanta me Gjermaninë.

Humboldt Universität in Berlin

Pse të mësohet gjuha gjermane?

Kush flet gjermanisht mund të:  

• lexojë në origjinal shkrimtarët dhe filozofët më të mëdhenj të shekujve të fundit si psh. Goethe, Schiller, Kant dhe Brecht
• studiojë pa pagesë në një shkollë të lartë/universitet në Gjermani, Austri dhe Zvicër
• lexojë botimet më aktuale shkencore dhe letrare (për botime shkencore gjuha gjermane zë vendin e dytë, ndërsa 28% të të  gjitha librave të botuara në gjithë botën janë të shkruara në gjuhën gjermane)
• konkurojë në sferën ndërkombëtare: Gjuha gjermane është njëra prej gjuhëve zyrtare të Bashkësisë Evropiane
• vizitojë Berlinalen, të shkojë në “Oktoberfest” në München ose të marrë pjesë në "Karneval" në Köln
• theksojë diçka të veçantë në biografinë e tij (20% të ndërmarrjeve italiane kërkojnë aplikues me njohuri të gjuhës gjermane)

Goethe-Institut

Mësimi i gjuhës gjermane

Deutsch lernen

Të mësosh gjermanisht në Kosovë

Diese Schüler und Schülerinnen haben das Deutsche Sprachdiplom bekommen

Mësoni gjermanisht me grupin "Einshoch6"

"Deutsche Welle" i fton të gjithë ata, të cilët mësojnë gjuhën gjermane, kudo në botë, që t'i përmirësojnë njohuritë e tyre gjuhësore me grupin hip-hop "EINSHOCH6", duke mësuar njëkohësisht edhe shumë...