Traditat e Pashkëve në Gjermani: Nga vezë të ngjyrosura dhe kalorës në frak

Festimi i Pashkëve me të cilën çdo vit kujtohet ringjallja e Krishtit për shumë gjermanë është një nga festat më të rëndësishme të vitit. Në të gjithë vendin njerëzit festojnë këto ditë.

Ostereier Zmadho fotografinë (© picture-alliance / dpa) Sidomos fëmijët i gëzohen Pashkëve, kur lepuri i pashkëve të dielën fsheh vezët e ngjyrosura, në mënyrë që të gjenden nga ata. Në disa vezë është mund të jetë fshehur edhe ndonjë karamele apo lodër.

Veza është gjithashtu një dekor në fontanat e pashkëve, të cilat gjenden kryesisht në jug dhe juglindje të Gjermanisë. Në këto anë banorët e një vendi zbukurojnë së bashku fontanat me vezë të ngjyrosura dhe lule në modelet gjithnjë më të reja dhe komplekse. Rreth kohës së Pashkëve këto fontana janë destinacione për shëtitje dhe në disa vende të Franken-it (Franken) si atraksione turistike.

Mit Blumen und bunten Eiern geschmückter Osterbrunnen Zmadho fotografinë (© picture alliance / dpa) Veçanërisht në Gjermaninë veriore ndezet zjarri i pashkëve apo rrota e pashkëve. Një traditë e vjetër është gjithashtu që të shkohet në një burim të afërt për të nxjerrë ujin e pashkëve, për të cilen thuhet se ka fuqi të veçantë, qëndron shumë gjatë dhe bënë lëkurën shumë të pastër. Dhe si shumë festa edhe Pashkët karakterizohen me ushqime tipike të kësaj feste, të tilla si buka e pashkëve, peshkun për të premten e mirë apo qengjin për të dielën e pashkës.

Copyright: Ministria e Punëve të Jashtme

Traditat e Pashkëve në Gjermani