Projekti: Kultivimi i aronisë në Artanë

Zmadho fotografinë

Me mbështetje financiare të Ambasadës Gjermane në kuadër të Programit për Mbështetje të Projekteve të Vogla, OJQ-ja Shqiponjat e nëpërmjet mbjelljes të aronisë Dardanës u ka krijuar mundësi dhjetë familjeve për të siguruar të ardhura financiare shtesë. Këto familje janë trajnuar për mbjelljen dhe kultivimin e aronisë, si dhe kanë pranuar pajisjet e nevojshme për këtë në formë të sistemit të ujitjes, apo makinave për tharjen e frutave të aronisë.

Aronia është pemë që kultivohet në Kosovë që prej tre vjetësh. Si të gjitha frutat e tjera të malit, ajo është e pasur me shumë vitamina dhe përbërës të tjerë të vlefshëm. Frutat e aronisë përpunohen në marmelatë, zhele, apo edhe çaj.

Nga ky projekt përfitojnë si familje shqiptare, ashtu edhe familje serbe nga Kosova në rajonin e Artanës.