Storie suksesi të ndërmarrjeve gjermane në Kosovë

Me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, më 03.10.2016 Ambasada Gjermane në bashkëpunim me Fakultetin e Gazetarisë dhe gazetën Koha Ditore e ka publikuar një shtojcë të veçantë. Me këtë rast fokusi është vënë tek roli i investitorëve gjermanë. Në një seri artikujsh është paraqitur angazhimi i gjerë i investitorëve privatë gjermanë në sektorë të ndryshëm në Kosovë.

Logoja Ndërmarrja IQ to Link

Investitori gjerman: Kosova vend me rini intelegjente, të zellshme dhe me potencial

“Po unë mundem”, këto ishin fjalët e para të drejtorit gjerman të Qendres për thirrje “IQ to Link”, i cili me entuziazëm fliste për fillimet e punës së tij në Kosovë. Duke kujtuar fillimet e themelimit të kompanisë së tij në Kosovë, Jens Reichenbach,  rrëfeu për eksperiencën e tij këtu.Përveç kësaj, ai tregoi edhe për përvojën e tij shtatëmbëdhjetë vjeçare në postën gjermane “DHL”, si përgjegjës për operimin e qendrave të thirrjeve në Gjermani, SHBA, Indi dhe vende të tjera.

Jaha Company - Food

Investimet gjermano-kosovare, zvogëlojnë papunësinë, rrisin emancipimin e grave

Gratë në Kosovë po fuqizohen ekonomikisht, falë edhe investimeve gjermano-kosovare. Kompania Philippos Food Kosovo L.L.C. degë e kompanisë “Philipoos Holding GmbH & Co me seli në Gjermani.

Horn Kosova

Migranti i 92-ës, solli shpresën nga Gjermania

Argjend Kameraj ishte vetëm 12 vjet, kur u detyrua ta braktis vendlindjen e tij, së bashku me babain. I ati ishte larguar nga Kosova, për t’iu shpëtuar torturave nga regjimi shtetëror serb i asaj kohe. Rrugën për në Gjermani, Argjendi e mori duke kaluar nëpër Maqedoni, Bullgari e Holandë, ashtu si mijëra shqiptarë të tjerë, pjesë e valës së migrantëve të viteve të 90-ta, të cilët të shtyrë nga situata politike dhe ekonomike, braktisën trevat e tyre, duke aspiruar një jetë më të mirë.

AdaptivIt

Kompanitë gjermane të IT-së shohin potencial tek të rinjtë kosovarë

Teknologjia informative është sektor i kërkuar në Kosovë. Zhvillimi i të cilës është bërë edhe nga investimet gjermane në vend. ‘ABIDAT’ dhe ‘Imbus AG’ janë kompani që merren me teknologji informative.  Këto dy kompani gjermane sollën biznesin e tyre edhe në Kosovë.

Storie suksesi të ndërmarrjeve gjermane në Kosovë

Solar Panels