Caktimi i termineve tani vetëm në mënyrë elektronike

Që tani për të gjitha shërbimet konsullore (çertifikimet, kërkesat për pasaporta gjermane etj.), si dhe kërkesat për viza (vizë turistike, vizë afariste, punësim sezonal dhe ri-hyrjes) është i domosdoshëm caktimi i terminit në mënyrë elektronike.

Sistemin elektronik të dhënies së termineve e gjeni këtu.

Rregullore e re për fillimin e një marrëdhënie pune

Shtetasve të Shqipërisë, Bosnjë-Herzegovinës, Kosovës, ish Republikës jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisëvetëm në raste shumë të rralla u njihet e drejta e mbrojtjes (Status i refugjatëve), pasiqë vijnë nga të ashtuquajtura „shtete të sigurta të origjinës“. Kush udhëton në Gjermani dhe parashtron një kërkesë azili dhe vazhdon të qëndrojë derisa kërkesa e tyre për azil të jetë refuzuar, duhet të llogarisë që ndaj tyre do të shqiptohet një ndalesë për hyrje në Gjermani dhe në gjithë zonën Shengen për një periudhë të gjatë kohore. 

Nga data 1 janar 2016 për shtetasit e këtyre gjashtë shteteve vlenë një rregullore e re për fillim pune për çdo lloj punësimi. Për të hyrë në Gjermani me qëllim fillimin e një pune nevojitet një vizë, për të cilën ju duhet të aplikoni në ambasadën gjermane në shtetin e juaj përkatës të origjinës, apo në shtetin e vendbanimit tuaj të ligjshëm. Aplikimi për vizë nuk është i mundur në Gjermani.

Personat, të cilët brenda 24 muajve para aplikimit për vizë, kanë qëndruar në Gjermani si azilkërkues ose si të toleruar (Gedultete) dhe që kanë pranuar përfitime mbi bazën e ligjit të përfitimeve për azilkërkuesit, sipas rregullorës së re nuk mund të marrin vizë. Kjo ndalesë nuk vlen për personat të cilët kanë parashtruar një kërkesë azili mes 1 janarit 2015 dhe 24 tetorit 2015, dhe që më datën 24 tetor kanë qenë akoma në Gjermani dhe pastaj janë larguar nga Gjermania pa vonesë.

Për caktimin e një termini për aplikim, ju lusim të na dërgoni një E-Mail në gjuhën gjermane ose në gjuhën angleze.

E-Maili i juaj duhet të ketë të bashkëngjitur: pëlqimin e skanuar të Agjencisë Federale për Punë ose të Entit për të Huaj, mbiemrin dhe emrin tuaj, datën e lindjes, numrin e pasaportës tuaj, si dhe një numër telefoni dhe adresë e-maili ku ne mund të ju thërrasim, përkatësisht shkruajmë. Këtë e-mail duhet ta dërgoni në: pris%27%diplo%27%de,arbeit

VETËM kërkesat për punësim ME parapëlqim të autoriteteve përkatëse gjermane, të drejtuara në E-Mailin pris%27%diplo%27%de,arbeit mund të merren parasysh. Përndryshe kërkesat për termine për vizë nacionale i dërgoni në pris%27%diplo%27%de,termin

Informata më të hollësishme rreth procedurës gjeni këtu

Informata të përgjithshme

Informata të përgjithshme për aplikimin për vizë gjeni këtuDhënia e termineve për viza dhe çështjeve tjera konsullore është pa pagesë. Ambasada nuk bashkëpunon me agjenci private të shërbimeve/agjenci turistike. Ofertat për shërbime të tilla nga këta ofertues duhet të konsiderohen në mënyrë kritike. Kërkesa ndaj tyre për këtë shërbim nuk është e nevojshme.

Caktim i terminit

Visa