Rregullat për vizë

Për ta pasur më të qartë mënyrën e plotësimit të formularit aplikues, këtu mund të gjeni nje formular moster për vizë të Schengen-it (shërben vetem për informatë):

Rregullore e re për fillimin e një marrëdhënie pune 

Për aplikimin e një vize sipas rregullorës së re për fillimin e një marrëdhënie pune, ju lutem klikoni Fletëinformacion për fillimin e një marrëdhënie pune [pdf, 135.34k]

Për caktimin e një termini për aplikim, ju lusim të na dërgoni një E-Mail në gjuhën gjermane ose në gjuhën angleze.

E-Maili i juaj duhet të ketë të bashkëngjitur: pëlqimin e skanuar të Agjencisë Federale për Punë ose të Entit për të Huaj, mbiemrin dhe emrin tuaj, datën e lindjes, numrin e pasaportës tuaj, si dhe një numër telefoni dhe adresë e-maili ku ne mund të ju thërrasim, përkatësisht shkruajmë. Këtë e-mail duhet ta dërgoni në: pris%27%diplo%27%de,arbeit

VETËM kërkesat për punësim ME parapëlqim të autoriteteve përkatëse gjermane, të drejtuara në E-Mailin pris%27%diplo%27%de,arbeit , mund të merren parasysh. Përndryshe kërkesat për termine për vizë nacionale i dërgoni në pris%27%diplo%27%de,termin

Visa

Caktimi i një termini për vizë afariste, vizë turistike, pasaportë gjermane apo për çështje tjera ligjore është në çdo kohë i mundur. Terminet për aplikim për vizë turistike lirohen çdo të mërkure nga ora 9.00.

Për të vazhduar te sistemi elektronik i dhënjes së termineve, klikoni këtu.

Në rast se dëshironi një termin për vizë për qëndrim të përhershëm (bashkim familjar, studime, fillim të një pune etj.), atëherë ju lusim të na dërgoni një e-mail në gjuhën gjermane ose në gjuhën angleze.

E-maili juaj duhet të përmbajë qëllimin e udhëtimit, mbiemrin tuaj, emrin tuaj, datën e lindjes, numrin e pasaportës tuaj, si dhe një numër telefoni dhe adresë e-maili ku ne mund të ju thërrasim, përkatësisht shkruajmë. Në rast se dëshironi që kërkesën për vizë ta parashtroni në të njëjtën kohë me anëtarë të tjerë të familjes të së njejtës ekonomi familjare, e-maili juaj duhet të përmbajë të dhënat e lartcekura të secilit parashtrues të kërkesës për vizë. Të gjitha të dhënat e parashtruesit (aplikuesit për vizë) të jepen në formën e njëjtë ashtu si janë në pasaportë. Adresa e e-mailit duhet të jetë e vlefshme.

Të dhënat tuaja do të barten në një listë pritje. E-Mailet më të dhëna jo të plota nuk mund të merren parasysh.

E-mailin tuaj me të dhënat e cekura më lartë ta dërgoni në këtë adresë: pris%27%diplo%27%de,termin

Për shkak të kërkesës së shtuar për viza nacionale, aktualisht koha e pritjes për termin aplikimi fatkeqësisht zgjatë disa muaj.

Ju lusim për mbështetjen e juaj, në formë që të mos dërgoni kërkesë për informata të gjendjes aktuale të rastit tuaj. Ju do të informoheni përafërsisht 6 javë para terminit tuaj të aplikimit përmes emailes.

Në rast dëshironi të aplikoni për vizë për fillimin e një marrëdhënie pune, atëherë drejtoni VETËM kërkesat për punësim ME parapëlqim të autoriteteve përkatëse gjermane në E-Mailin pris%27%diplo%27%de,arbeit

Altes Telefon

Adresa, orari punës dhe kontakti në raste urgjente

Këtu mund të gjeni të dhënat, se si dhe kur mund të na kontaktoni:

Visa

Kushtet dhe procedurat

Informata të përgjithshme – Viza për hyrje në Gjermani

arbeiten2

Punësim i lehtësuar në Gjermani për persona me kualifikim të lartë

Më 1 gusht 2012 janë vendosur lehtësime në parakushtet ligjore për punësim të ekspertëve me kualifikim të lartë në Gjermani. Ky vendim ka për qëllim që Republikën Federale të Gjermanisë ta bëjë më atraktive për imigrantët e huaj me një kualifikim të mirë arsimor. Titulli i ri i qëndrimit zyrtarisht quhet „Karta e kaltër BE“ (Blaue Karte EU). Krahas kësaj për ekspertë të kualifikuar është vendosur edhe një titull i qëndrimit për kërkim të vendit të punës.

Cilat dokumente duhet të dorëzohen?

Këtu mund t'i shkarkoni fletë-informacionet si pdf:

Ju lutemi vini re: fotografitë biometrike të pasaportave duhet të përputhen me kritere të caktuara!

Rregullat për Vizë

Altes Rathaus in Bamberg

Caktim i terminit edhe për rastet e vizave të ri-hyrjes

Që nga 1 janari 2016 është caktimi i një termini për Vizë të ri-hyrjes përmes sistemit online i nevojshem, me qëllim të shmangies së vonesave procedurale.

Kurset integruese

Kosovareve dhe kosovarëve, të cilëve për shkaqe private apo profesionale ju duhet të shpërngulën në Gjermani, AGEF-i/APPK – ja në bashkëpunim me Diakonischem Werk si dhe Fondin Integrues Evropian ju ofron mundësinë për pjesëmarrje në një kurs integrues, i cili përveç mësimit të gjuhës ofron edhe aktivitete të ndryshme si përgatitje për jetën shoqërore, profesionale dhe kulturore në Gjermani.

Informata më të hollësishme mund të gjeni në faqen vijuese elektronike: