Kushtet dhe procedurat

Informata të përgjithshme – Viza për hyrje në Gjermani

1. Nënshtetasit e shteteve të BE-së

Për të hyrë në Republikën Federale të Gjermanisë nënshtetasit e shteteve të BE-së nuk kanë nevojë për vizë Ligji i lejeqëndrimit / EWG (Europäische Wirtschaftsgemeinschaft) – Bashkësia Ekonomike Evropiane i lejon hapësirë të lirë punëmarrësve, ofruesve dhe përfituesve të shërbimeve, të punësuarve të pavarur, të cilët janë vendosur në Gjermani, si dhe anëtarëve të familjeve të këtyre personave.

2. Nënshtetasit e shteteve jo-anëtare të BE-së

Të gjithë të huajt e tjerë, për të qëndruar në Gjermani, parimisht pa asnjë kufizim, janë të obliguar të aplikojnë për vizë. Për qëndrim me qëllim të vizitës apo turizmit deri në 3 muaj për një gjysëm viti, nënshtetasit e shteteve anëtare, për të cilët Bashkësia Evropiane e ka hequr regjimin e vizave, nuk kanë nevojë për vizë.

Disa shtete anëtare të BE-së kanë nënshkruar Marrëveshjen e Shengenit.

Kjo marrëveshje rregullon çështjet vijuese:

Nënshtetasit e shteteve nënshkruese të Marrëveshjes së Shengenit, mund të kalojnë kufijtë e brendshëm të shteteve nënshkruese në të gjitha pikat kufitare, pa iu nënshtruar kontrollit kufitar.

Nënshtetasit e vendeve të treta, të cilët posedojnë një vizë të lëshuar nga shtetet aplikuese të Marrëveshjes së Shengenit, në të cilën vizë nuk është kufizuar hapësira e lëvizjes (vizë për qëllime vizite/turizmi, biznesi deri në tre muaj për një gjysëm viti, si dhe viza për transit rrugor dhe për transit në aeroport), kanë të drejtë të qëndrojnë edhe në shtetet e tjera aplikuese të marrëveshjes në fjalë, brenda vlefshmërisë dhe qëllimit të lëshimit të kësaj vize; në rast të kalimit kufitar, as këta udhëtarë nuk i nënshtrohen kontrollit kufitar.

Të gjithë nënshtetasit e shteteve të treta, të cilët posedojnë një leje legale dhe të vlefshme qëndrimi dhe qëndrojnë në një shtet të Shengenit , kanë të drejtë qëndrimi edhe në shtetet e tjera të Shengenit deri në 3 muaj për një gjysëm viti, pa pasur nevojë për vizë tjetër, nëse posedojnë pasaportë udhëtimi.

Shtetet nënshkruese të Marrëveshjes së Shengenit janë: Belgjika, Danimarka, Gjermania, Finlanda, Greqia, Italia, Islanda, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Suedia dhe Spanja, sikurse që nga 21 dhjetori i vitit 2007 edhe Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia dhe Malta.

3. Zvicra

Duke filluar nga data 12 dhjetor 2008 edhe Zvicra do t´i zbaton plotëshisht rregulloret e vendeve anëtare të shengenit. Nga kjo periudhë kohore të huajt me vendbanim në Zvicër, të cilët janë të detyruar të posedojnë viza, mund të udhëtojnë dhe të qëndrojnë deri në tre muaj në Gjermani si dhe në vendete tjera të cilat e zbatojnë rregulloren e shengenit vetëm me pasaportat e tyre dhe lejen e tyre të qendrimit dmth. pa pasur nevojë për ndonjë vizë tjetër.

Nga 12 dhjetori 2008 do të lejohet hyrja në Zvicër edhe me vizat shengen të lëshuara më herët nga shtetet e tjera Shengen. Ndërsa Zvicra nga data 12 dhjetor 2008 do të lëshoj viza shengen me të cilat është i mundur udhëtimi në vendet e tjera të shengenit. Poseduesit e një lejeqëndrimit munden prej dates 12 dhjetor 2008 të qëndrojnë në Zvicër deri në tre muaj.

4. Pasaportat kosovarё

Nga shtetet Shengene deri tani vetëm Gjermania, Austria, Franca, Suedia, Sllovenia, Italia, Letonia, Çekia, Danimarka, Estonia, Holanda, Luksemburgu, Belgjika, Hungaria, Norvegjija, Finlanda, Zvicra, Portugalia, Islanda dhe Greqia kanë njohur pasaportat kosovarё, vendet tjera ende nuk i kanë pranuar ato. Me pasaportёn kosovare mund tё udhёtoni vetёm nё ato shtete, tё cilat e kanё njohur atё pasaportё.

Në qoftë se ju merrni vizë nga Ambasada Gjermane, atëherë kjo do të vlejë vetëm për Gjermani, Austri, Francë, Suedi, Slloveni, Itali, Letoni, Çeki, Danimarkë, Estoni, Holandë, Belgjikë, Luksemburg, Hungari, Norvegji, Finlandë, Zvicër dhe Greqi. Ju nuk do të mund të udhëtoni në ndonjë shtet tjeter Shengeni.

5. Organi kompetent për dhënjen e vizave

Në bazë të ligjit në fuqi, zyrat përfaqësuese të Republikës Federale të Gjermanisë janë kompetente për dhënjen e vizave. Ministria Federale e Punëve të Jashtme, parimisht, nuk përfshihet gjatë vendimit të kërkesave për lëshimin e vizave. Ministria nuk ka informata mbi gjendjen e procedurave të veçanta pranë përfaqësive gjermane jashtë vendit.

Kompetente për dhënjen e vizave është zyra e jashtme përfaqësuese, në shtetin apo rrethin, ku aplikuesi për vizë e ka vendqëndrimin, përkatësisht vendbanimin e tij të zakonshëm. Ambasada Gjermane në Prishtinë është kompetente për dhënjen e vizave, për personat, të cilët banojnë në Kosovë për një periudhë më të gjatë (së paku gjashtë muaj). Reisehinweise für Minderjährige Zmadho fotografinë (© colourbox)

Nëse dëshironi të udhëtoni në më shumë shtete anëtare të Marrëveshjes së Shengenit, duhet që kërkesën për vizë ta bëni pranë përfaqësisë së atij shteti Shengen në Kosovë apo vendet fqinje, që përbën edhe destinacionin kryesor , pra në të cilin do të kaloni kohën më të madhe të qëndrimit. Me vizën që ju lejohet për atë shtet, mund të udhëtoni edhe në shtetet e tjera. Nëse koha e qëndrimit është e njejtë për te gjitha shtetet, atëherë kërkesa për vizë duhet të bëhet në përfaqësinë e atij shteti, në të cilën udhëtari hyn së pari.

6. Kohëzgjatja e shqyrtimit

Në mënyrë që të aplikoni për vizë për qëllime turistike apo qëllime të vizitës, është e nevojshme, që së pari të caktoni një termin në Ambasadë. Caktimi i termineve tani bëhet vetëm në mënyrë elektronike. Caktoni termin këtu Pasi që për shkak të kërkesave të mëdha mund të vie deri tek pritje të gjata, caktimi i terminit duhet të bëhet sa më herët (disa javë para datës së udhëtimit). Për kohëzgjatjen e pritjeve ju lutemi të informoheni me kohë.

Ambasadës Gjermane zakonisht i nevojitet afërsisht një javë kohë, për të vendosur lidhur me një kërkesë për vizë për qëndrim afatshkurtër. Kjo kohë e shqyrtimit mund të zgjatet, në qoftë se kërkohen dokumente shtesë.

Në rast të kërkesave për vizë, me të drejtë qëndrimi më të gjatë apo të drejtë punësimi, duhet të llogaritet një kohëzgjatje disamujore e shqyrtimit (shih pikën 7).

7. Procedura e aplikimit

Kërkesa për dhënjen e vizës duhet të bëhet personalisht pranë Ambasadës Gjermane.

Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni edhe nga kjo faqe dhe ta plotësoni para se Ju të paraqiteni në Ambasadën Gjermane.

8. Kushtet për dhënjen e vizës me qëllim të vizitës/vizës turistike

Parashtruesi i kërkesës për vizë duhet të deshmojë që qëndrimi i tij në Gjermani është i siguruar financiarisht. Ai për këtë vizitë nuk ka të drejtë të kërkojë mjete publike. Nëse parashtruesi i kërkesës nuk mund ta financojë udhëtimin e tij nga mjetet e veta, atëherë një mikpritës, i cili jeton në Gjermani mund të obligohet që ti marr përsipër të gjitha shpenzimet e qëndrimit të mysafirit në Gjermani, përfshirë këtu edhe trajtimet mjekësore. Organe kompetente për lëshimin e një fletëgarancioni të tillë, në bazë të §§ 66-68 ff. të Ligjit për lejeqëndrim janë zyrat e të huajve pranë komunës, në të cilën banon mikpritësi.

Lidhur me këtë, përfaqësitë e huaja duhet të kenë një prognozë pozitive në veçanti lidhur me "gatishmërinë e kthimit" dhe "mundësinë e kthimit" të udhëtarit.

Në rast se parashtruesi i kërkesës nuk i plotëson kriteret e lartpërmendura, kërkesa refuzohet. Kjo vlen, ndër të tjera, edhe në rastet, kur gjatë intervistimit del se parashtruesi i kërkesës synon një qëllim tjetër të qëndrimit, nga ai që e ka paraqitur fillimisht.

9. Parakushtet për dhënjen e vizës për qëndrim më të gjatë, gjegjësisht për leje qëndrimi me të drejtë punësimi

Për qëndrim me kohëzgjatje mbi tre muaj apo qëndrim, i cili shpie në punësimin, për të cilin është e detyrueshme leja e punës, parimisht të gjithë të huajt, pa kufizime duhet të parshtrojnë kërkesë për vizë.

Kërkesa për vizë duhet të bëhet para udhëtimit pranë përfaqësisë së shtetit përkatës. Kjo kërkesë duhet të këtë miratimin e zyrës përkatëse për të huajt në Gjermani. Kompetente është zyra për të huajt e asaj komune, në të cilën udhëtari planifikon të banoj.

Formulari për vizë për leje të gjatë qëndrimi (mbi 3 muaj) mund të merret pa pagesë pranë zyrave përfaqësuese përkatëse. Ky formular mund të shkarkohet edhe nga kjo faqe dhe duhet të paraqitet në origjinal pranë Ambasadë.

Në Gjermani ligji për të huajt nga ana e Landeve Federale zbatohet si çështje e brendshme. Zyrat per të huajt nuk janë nën varësi të Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme apo të përfaqësive diplomatike ose konsullore jashtë vendit. Ministria Federale e Punëve të Jashtme nuk ka ndikim në vendimet e tyre. Këto zyra varen nga Ministritë e Punëve të Brendshme dhe Senatorët e Landeve, të cilët ushtrojnë mbikqyrje të veçantë mbi to. Në raste të veçanta, zyra për të huajt, gjatë marrjes së vendimeve përfshin edhe autoritete të tjera.

Procedura e shqyrtimit, gjegjësisht miratimit, zakonisht zgjat tre muaj, në disa raste edhe më shumë. Në momentin, kur zyrës përfaqësuese i paraqitet qëndrimi i zyrës për të huajt, ajo mund të marrë vendimin për kërkesën e parashtruar.

10. Procedura me rastin e tërheqjes së bashkëshortit/es

Nga data 28.08.2007 ka hyrë në fuqi rregullorja e re për dhënjen e vizave me qëllim të tërheqjes së bashkëshortit/es. Kjo rregullore vlen edhe për parashtruesit kosovar të kërkesave për vizë, në rastet, kur ata dëshirojnë të shpërngulen në Gjermani për të jetuar me bashkëshortin/en e tyre Treffe_Wiedersehen Zmadho fotografinë (© www.colourbox.com)

Ligji për zbatimin e direktivave të Bashkimit Evropian, i cili ka të bëjë me të drejtën e qëndrimit dhe azilit, i datës 19.08.2007, i cili ka hyrë në fuqi më 28.08.2007, përfshin rregullat e reja vijuese:

Të gjithë personat, të cilët parashtrojnë kërkesë për vizë për tërheqje të bashkëshortit/es duhet të paraqesin njohuri të gjuhës gjermane. Kjo vlen edhe për kërkesat, të cilat janë bërë nga data 28.05.2007, si dhe të gjitha kërkesat e tjera, procedura e të cilave nuk është përmbyllur, me rastin e hyrjes në fuqi të ligjit në fjalë.

Këto rregulla të reja do të kontribuojnë në një integrim më të shpejtë dhe më të mirë të parashtruesit në jetën e përditshme gjermane dhe do të lehtësojnë fillimin e jetës në një atdhe të ri.

Njohuritë, tashmë të domosdoshme, gjuhësore janë në përputhje me nivelin më të ulët të Kornizës së Përbashkët Referuese Evropiane të Këshillit të Evropës. Kjo do të thotë, bashkëshorti/ja, i/e cili/a dëshiron të jetojë me bashkëshortin/en në Gjermani dhe të cilit/es i duhet të dijë të gjindet atje – ai ose ajo duhet të jetë në gjendje, që të zhvilloj biseda të thjeshta të përditshmërisë, siç janë prezantimi apo orientimi në rrugë.

Informata më të hollësishme lidhur me këto rregulla të reja gjeni në broshurën elektronike „Dëshmi të njohurive elementare të gjuhës gjermane me rastin e tërheqjes së bashkëshortit/es nga bota e jashtme – Informata për bashkëshortët/et e tërhequr/a dhe bashkëshortët/et e tyre në Gjermani“, e cila mund të shkarkohet pa pagesë nga faqja zyrtare e internetit të Entit Federal për Migrim dhe Refugjatë në adresën www.bamf.de , si dhe mund të merret në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.

Sektori i vizave në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, si dëshmi të njohurive të kërkuara të gjuhës gjermane i pranon vetëm çertifikatat gjuhësore të Institutit Goethe, me ç’rast duhet të kalohet me sukses së paku provimi i nivelit A1 „Gjermanisht për fillestar A1“. 

Instituti Goethe është përgjegjës për organizimin dhe realizimin e provimeve gjuhësore në Prishtinë.

Për informata më të hollësishme të drejtpërdrejta, Ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të internetit të Institutit Goethe: www.goethe.de/sd1 .

Si dëshmi për njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane pranohet edhe diploma gjuhësore austiake (ÖSD).

Informata më të hollësishme mund të gjinden në faqen www.osd.at .

Ambasada e Gjermanisë bën të ditur, që prej të mërkurës më 25.11.2009 për aplikim të vizës për bashkim familjar nuk do të pranohon më çertifikatat gjuhësore „Start Deutsch 1“, të cilat nga ky çast lëshohen nga qendra gjuhësore e Tiranës.

Nga e marta më 01.12.2009 gjithashtu nuk do të pranohen më as çertifikatat gjuhësore „Start Deutsch 1“ të cilat nga ky çast lëshohen nga të dy qendrat e licensuara gjuhësore në Shkup.

Çertifikata të tjera lidhur me dëshminë e njohurive të gjuhës gjermane, apo mosprezantimi i tyre lejohen vetëm në raste të veçanëta. Për informata më të hollësishme, Ju lutemi drejtohuni në sektorin e vizave.
Një risi tjetër e këtij ligji është edhe rregulla, sipas së cilës, duke filluar nga data e hyrjes së këtij ligji në fuqi, kërkesë për vizë me qëllim të tërheqjes së bashkëshortit/es mund të parashtrojnë vetëm personat, të cilët i kanë mbushur 18 vjet dhe, me këtë, janë të moshës madhore. Personat më të rinjë nuk mund të parashtrojnë kërkesë për vizë, me qëllim emigrimi në Gjermani, për shkak të lidhjes së martesës, as në rastet, kur ajo bëhet me pëlqim të prindërve, gjegjësisht kujdestarëve të tyre ligjorë.

Qendra për Mësimin e Gjuhës në Prishtinë - Partner i Institutit Goethe

Instituti Goethe në Selanik, i cili është përgjegjës për mbajtjen e provimeve të gjuhës gjermane („Start Deutsch 1“) në Kosovë, njofton se PROVIMET „START DEUTSCH 1 (A1)“ të Institutit Goethe nga data 3 prill 2013 e tutje do të mbahen në Qendrën për Mësimin e Gjuhës në Prishtinë - Partner i Institutit Goethe, Rr. Fehmi Agani 35, Prishtinë (Tel. 038-224909 dhe 045-322052). Përveç regjistrimit të provimit tuaj, ju tani mund të regjistroheni edhe për kurse të gjuhës gjermane në nivelet A1, A2, B1,B2 dhe C1. Informata më të hollsishme së shpejti do të mund të gjeni në faqen e internetit www.SLZPrishtina.org

Kushtet dhe procedurat

Altes Rathaus in Bamberg