Ministri Federal i Bujqësisë Christian Schmidt viziton Kosovën

Ministri Federal i Bujqësisë Christian Schmidt dhe Kryeministri i Kosovës  Isa Mustafa Zmadho fotografinë (© Musliu)

Më 17 nëntor 2016 Ministri Federal për Ushqim dhe Agrikulturë, Zoti Christian Schmidt qëndroi për një vizitë të shkurtër në Kosovë. Ministri Schmidt u takua dhe zhvilloi biseda politike me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Isa Mustafa dhe me Ministrin e Bujqësisë, Memli Krasniqi.

Ministri federal i bujqësisë Schmidt e mbështet afrimin e Kosovës dhe Shqipërisë me BE-në, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në sektorin agrar. Në fillim të vitit 2016 ministria e tij organizoi një takim të përfaqësuesve të shteteve anëtare të „Regional Rural Development Standing Working Group (SWG)". SWG është një organizatë ndërkombëtare, anëtare të së cilës krahas Shqipërisë dhe Kosovës, janë edhe Bosna dhe Hercegovina, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Informata më të hollësishme mund të gjeni në faqen e internetit të Ministrisë Federale për Ushqim dhe Bujqësi:

http://www.bmel.de/DE/Ministerium/IntZusammenarbeit/BilateraleZusammenarbeit/_Texte/Dossier-Europa.html?nn=2669630&notFirst=true&docId=8559298