Ministri Federal i Punëve të Jashtme Sigmar Gabriel viziton Kosovën

Sigmar Gabriel Zmadho fotografinë (© Thomas Trutschel/photothek.net)

Më 13 prill 2017 Ministri Gjerman i Punëve të Jashtme Sigmar Gabriel viziton për herë të parë Kosovën si Ministër i Punëve të Jashtme. Para nisjes së tij drejtë Prishtinës ai ka deklaruar:

„Në Ballkanin Perëndimor ka pasur progrese të konsideruëshme gjatë viteve të fundit. Por së fundmi gjithashtu kemi vërejtur se disa plagë të së kaluarës janë ende të hapura dhe mund të çojnë në tensione edhe sot e kësaj dite. Ne dëshirojmë të përkrahim edhe më tej shtetet e rajonit në zhvillimin e tyre demokratik dhe kushtetuës drejtë stabilitetit dhe mirëqenies.

 Për këtë arsye, unë sot udhëtoj për hërë të parë drejtë Ballkanit Perëndimor, në Serbi dhe në Kosovë, dhe javën e ardhshme gjithashtu do të vizitoj Shqipërinë, ashtu që të kem një përshtypje personale. Ju siguroj bashkëbiseduesve të mi se: rruga drejtë BE-së vazhdon të jetë e hapur nëse përcaktoheni për reforma dhe progres në vend të përçarjes dhe ngecjes.“

Gjatë vizitës së tij, Ministri i Punëve të Jashtme Gabriel do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Isa Mustafa dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj.