Kandidatura e Gjermanisë për Këshillin e Sigurimit 2019/20

Logo der deutschen Sicherheitsratskandidatur Zmadho fotografinë (© Auswärtiges Amt)

Gjermania do të kandidojë për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ministri i Jashtëm Steinmeier e ka bërë publik njoftimin për këtë kandidaturë për periudhën 2019/20 më 27.06.2016 në Hamburg. Zgjedhjet sipas parashikimeve do të mbahen në qershor të vitit 2018 në Asamblenë e Përgjithshme. Kandidatura e sërishme (herën e fundit kur ne kemi qenë në Këshill të Sigurimit ishte periudha 2011/2012) është shprehje e vullnetit tonë politik për të dhënë një kontribut për paqe dhe siguri në të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohet Këshilli i Sigurimit. Anëtarësimi ynë i sërishëm do të nënvizonte pozicionin tonë dhe peshën tonë në Kombet e Bashkuara.

Gjatë fjalimit të tij me ftesë të institutit Leibnitz për Studime Globale dhe rajonale (GIGA) në kuadër të "GIGA Distinguished Speaker Lecture Series" në Asamblenë e Qytetit të Hamburgut Steinmeier theksoi rëndësinë e Këshillit të Sigurimit të KB-ve:

"Në përpjekjet e tona për paqe në këtë kohë jopaqësore ne më shumë se kurrë kemi nevojë për Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit. Edhe nëse kritikat ndaj Këshillit të Sigurimit të KB-ve janë shtuar dhe në fakt ai ndonjëherë është i bllokuar, ai megjithatë mbetet organi i vetëm, i cili mund të vendos masa obligative për parandalimin e konflikteve dhe sigurimin e paqes. Megjithë skepticizmin: në vitin e kaluar Këshilli me konsensus ka miratuar 60 prej 63 rezolutave. Këshilli i Sigurimit është menaxher qendror global i krizave“! Kjo gjë është veçanërisht e rëndësishme për Gjermaninë, sepse, shtoi Steinmier: „Gjermania si një vend i rrjetëzuar ngushtë me botën në aspektin ekonomik, politik dhe shoqëror – madje sipas disa studimeve është vendi më i rrjetëzuar në botë – është në mënyrë të veçantë i varur nga rendi ndërkombëtar funksional, paqësor dhe i bazuar në rregulla. Për shkak të këtij fakti ne duhet të bëjmë akoma më shumë për të ruajtur dhe zhvilluar këtë rend më tej.“

Gama e angazhimit gjerman në Kombet e Bashkuara mund të përmblidhet brenda nocioneve „paqe, drejtësi, partneritet dhe inovacion“. Ato janë nocionet udhëheqëse të fushatës zgjedhore.

Grafische Darstellung der Mitglieder des Sicherheitsrats in englischer Sprache Zmadho fotografinë (© Bundesregierung) Paqja

Në një botë „të prishur“ bashkësia ndërkombëtare është më shumë se kurrë e nevojshme për t’iu bërë ballë së bashku skenareve të kërcënimeve të zakonshme dhe të llojeve të reja. Gjermania këtu është një partner i besueshëm. Ne angazhohemi prej pothuajse 30 vjetësh në minisone paqësore, qoftë me personel, qoftë financiarisht. Parandalimi i konflikteve, stabilizimi, kujdesi postkonfliktual dhe kontrolli i armatimit bëjnë pjesë në shtyllat e politikës tonë të jashtme.

Drejtësia

Gjermania angazhohet për një rend botëror funksional dhe të bazuar në vlera. Të drejtat e njeriut janë baza e bashkëpunimit tonë global. Barazia gjinore dhe e drejta e vetëvendosjes e të gjitha grave dhe vajzave, përfshirja e shoqërisë si dhe të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore bëjnë pjesë në vlerat tona themelor, të cilat i mbështesim ne çdo ditë në nivel global.


Außenminister Steinmeier bei seiner Rede zur Verkündung der Kandidatur Zmadho fotografinë (© Thomas Trutschel/photothek.net )

Inovacioni

Një nga synimet tona themelore është politika klimatike. Marrëveshja e obligueshme ligjore për ndryshimet klimatike e negociuar në Paris e hap rrugën për furnizim të qëndrueshëm me energji në mbarë botën. Si anëtar themelues i Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara ne i ndajmë përvojat tona të shumëllojshme dhe ambiciet tona si pararojë në fushën e energjisë regjenerative. Arsimi i barabartë dhe me vlera të mëdha për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë është poashtu pjesë e synimeve tona qendrore. Temat, të cilat në shikim të parë mund të mos duken relevante për sigurinë, por të cilat janë parakushte thelbësore për shoqëri paqësore dhe të lira. Nuk mund të ketë siguri pa qasje në arsim, në furnizim me ujë, pa një mjedis të padëmtuar.


Sitzung des UN-Sicherheitsrats Zmadho fotografinë (© picture alliance / dpa) Partneriteti

Gjermania është partner i botës. Partneritet për ne do të thotë sjellje e drejtë në mes të të barabartëve. Ne duam të mësojmë dhe duam të vendosim përvojat tona në shërbim të zhvillimit. Politikë zhvillimore nënkupton krijimin e strukturave nëpërmjet ndarjes së dijes dhe ideve, ofrim të mbështetjes për vetëmbështetje. Gjermania dëshiron dhe mund të kontribuojë në atë që botës t’i jepet një shembëlltyrë njerëzore. Këtu bën pjesë trajtimi i drejtë dhe i dinjitetshëm i refugjatëve. Shkaqet e ikjes duhet të tejkalohen në vend. Gjermania për këtë shkak në mënyrë substanciale merr pjesë në organizata humanitare, siç është Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, si dhe Organizata për Ushqim e Kombeve të Bashkuara.