Ambasadorja dhe sektorët e veçantë

Ambasadorja Angelika Viets

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë

Angelika Viets

Seksioni politik

  • përcjell dhe analizion zhvillimet politike në Kosovë
  • mban kontakte me Qeverinë e Kosovës, me parti politike, me përfaqësues të grupeve të ndryshme etnike, me organizata joqeveritare dhe me gazetarë
  • mbledh informata rreth ngjarjeve politike në Kosovë dhe ia vë në në dispozicion Qeverisë Gjermane

  • shkëmben pikëpamjet dhe përvojën me ambasada tjera/zyre ndërlidhëse në Prishtinë, mepërfaqësuesit  e komisionit të BE-së, poashtu dhe me organizatat e përfaqësuara këtu
  • merr pjesë në planifikimet e udhëtimeve, të cilat i bëjnë politikanët gjermanë për në Kosovë përkatësisht ata kosovarë për në Gjermani, me ç'rast vendosë kontakte bilaterale

Udhëheqësja e Seksionit politik është Ambasadorja Angelika Viets.

Seksioni konsullor

Veprimtaria e seksionit ligjor dhe konsullor përfshin një spektër të gjerë: Veç ndihmës zyrtare për autoritetet dhe gjykatat ky seksion shërben për vizitorët gjermanë si zyrë ku mund: 

  • të lëshohen pasaporta dhe vërtetime konsullore,
  • të verifikojë vërtetësinë e çertifikatave dhe të konfirmojë vërtetësinë e dokumenteve
  • të këshillojë në raste lidhjesh martesore jashtë shtetit, në çështje nënshtetësie, pensioni, doganash dhe tatimesh. 

Ambasada disponon edhe me një listë për masat paraprake në rast krizash për shtetasit gjermanë, që jetojnë në Kosovë. Jashtë shtetit regjistrimi nuk është i detyruar. Regjistrimi në këtë listë është vullnetar, mirëpo është i rekomandueshëm. 

Përveç kësaj, ambasada ndihmon në raste emergjente nga më të ndryshmet, duke filluar nga lëshimi i dokumenteve zëvendësuese të identifikimit, shoqërimin dhe transportin e personave të sëmurë, ofrimin e asistencës në transportin e personave të vdekur e deri te shoqërimi i të dënuarve.

Në raste emergjente jashtë orarit të rregullt të punës mund të thërrisni në çdo kohë këtë numër telefoni +381 (0) 38 25 45 00.

Udhëheqësi i këtij seksioni është Matthias Kiesler.

Seksioni ekonomik

  • zhvillon marrëdheniet ekonomike ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës përmes përceptimit të interesave të ndërmarrjeve gjermane në tregun kosovar

  • përkrah firmat gjermane, të cilat kërkojnë mundësi të investimit në Kosovë dhe angazhohet për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet ndërmarrjeve gjermane dhe kosovare

  • mbikëqyr dhe analizon zhvillimet ekonomike ne Kosovë

Udhëheqësi i Seksionit të ekonomisë është Matthias Kiesler. Ai është njëkohësisht edhe personi kontaktues për çështje të përputhshmërisë.

Seksioni për bashkëpunim ekonomik

Seksioni për bashkëpunim ekonomik (WZ) koordinion bashkëpunimin e zhvillimit ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës. Me ç'rast përcjellë realizimin dhe implementimin e projekteve të ndryshme.

Pikërëndesa e bashkëpunimit bilateral për përmirësimin e kushteve ekonomike gjendet në bashkëpunimin zhvillimor. Gjermania e përkrah Kosovën kryesisht me mjete financiare, mirëpo edhe me ekspertë dhe është një ndër donatorët më të mëdhënj. 

Bashkëpunimi bilateral në Kosovë përqëndrohet kryesisht në fushat e rehabilitimit të infrastrukturës publike (në sferën e ujit dhe të energjisë), mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, sektorin e financave si dhe ndërtimin e tregut ekonomik dhe reforma tjera ekonomike. 

Gjermania është donatori i dytë më i madh bilateral për Kosovën. Veç kësaj Gjermania angazhohet edhe në kuadër të BE-së dhe në projekte tjera multilaterale. Përpos ndihmave financiare nga Qeveria Gjermane, Gjermania jep ndihma edhe përmes bashkëpunimt me Bankën Gjermane për Zhvillim - KfW dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar Gjerman GIZ apo InWENT.

Udhëheqësja e Seksionit për bashkëpunim ekonomik është Henriette Kötter.

Seksioni kulturor

  • mbështet marrëdhëniet kulturore ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Qeverisë së Kosovës
  • koordinon politikën e jashtme gjermane për kulturë në Kosovë në bashkëpunim me Goethe-Institut, Shërbimin Gjerman për Shkëmbime Akademike (DAAD) dhe Zyren Qendrore për Sistemin Shkollor të Huaj (ZfA)
  • vëzhgon politikën kulturore të Kosovës dhe informon Qeverinë Gjermane
  • përkrah në nivel politik kujdesin ndaj gjuhës gjermane si gjuhë të huaj në Kosovë 
  • këshillon nxënës dhe studentë në përgatitjet e tyre për qëndrimin në Gjermani,
  • kujdeset për sektorët e shkencës dhe shkollave të larta, të shkembimeve rinore, të religjionit dhe kishës

Udhëheqësja e Seksionit kulturor është Milena Tutsch.

Seksioni i shtypit

  • informon publikun kosovar mbi politiken e Qeverisë Gjermane dhe punën e Ambasades Gjermane në Prishtinë
  • është partner i bisedimeve për përfaqësuësit e mediave kosovare apo atyre ndërkombëtare të akredituara në Kosovë
  • organizon në bashkëpunim me Goethe Institutin udhëtime për në Gjermani për përfaqësuesit kosovar të mediave 
  • është partner i Entit federal të shtypit në mirëmbajtjen e kontakteve gjermane të mediave me Kosovën


Udhëheqësja e Seksionit për shtyp është Milena Tutsch, e cila është njëkohësisht edhe zëdhënësja e ambasadës.

Ambasadorja dhe sektorët e veçantë

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë

Parandalimi i korrupsionit

Direktiva për parandlimin e korrupsionit në Administratën Federale miratuar më 30 korrik 2004 (RL) përcakton kornizën ligjore për detyrat e parandalimit të korrupsionit në qendrën e Ministrisë Federale për Punë të Jashtme dhe në përfaqësitë e saj jashtë shtetit. Direktiva synon që në mënyrë të kuptueshme dhe me anë të disa rregullave, të ofrojë një parim udhëheqës për një veprim administrativ të pastër, të drejtë dhe transparent.