Ambasada

Ambasada Gjermane u takon misioneve të para diplomatike, të cilat pas mbarimit të luftës kanë hapur zyre ndërlidhëse në Kosovë. 

Që nga mesi i vitit 1999, në Prishtinë u hap "Zyra për Koordinim Civil për ndihmë të menjëhershme për Kosovën". Pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, që të forcohet prezenca në Kosovë, në fund të vitit 2000  është marrë me qira një ndërtesë e përshtatshme për seli. 

Në gusht të vitit 2005, Zyra Ndërlidhëse Gjermane, siç quhej atëbotë, u zgjerua për t'a përmirësuar posaçërisht shërbimin në sektorin e drejtësisë dhe atë konsular. 

Më 21 shkurt 2008, Zyra Ndërlidhëse u shndërrua zyrtarisht në ambasadë. Ambasada Gjermane gjendet në kodrën e Arbërisë (ish-Dragodan), ku kanë selinë edhe shumë misione tjera diplomatike. Në ambasadë veprojnë 35 diplomatë dhe 50 vendorë.

Ambasadorja Angelika Viets

Ambasadorja dhe sektorët e veçantë

Këtu mund të informoheni më hollësisht lidhur me detyrat e ambasadës dhe personat kontaktues. 

Deutsche Botschaft

Harta

Në linkun vijues mund të informoheni se ku gjendet ambasada. 

Lebenslauf

Konkurset për punësim në Ambasadën Gjermane

Në faqen e internetit të ambasadës publikohen konkurset për punë, kur do që duhet të plotësohet ndonjë pozitë e lirë. 

Konkurset aktuale mund t'i gjeni në këtë link:

Parandalimi i korrupsionit

Direktiva për parandlimin e korrupsionit në Administratën Federale miratuar më 30 korrik 2004 (RL) përcakton kornizën ligjore për detyrat e parandalimit të korrupsionit në qendrën e Ministrisë Federale për Punë të Jashtme dhe në përfaqësitë e saj jashtë shtetit. Direktiva synon që në mënyrë të kuptueshme dhe me anë të disa rregullave, të ofrojë një parim udhëheqës për një veprim administrativ të pastër, të drejtë dhe transparent.

Ambasada

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë

Adresa, orari punës dhe kontakti në raste urgjente

Altes Telefon

Në linkun vijues mund të gjeni adresën e ambasadës, numrat e telefonit dhe të faksit, orarin e punës si dhe kontaktin në raste emergjente. Pos kësaj këtu mund të gjeni edhe orarin e punës së sportelit të sektorit konsullar dhe në veçanti të sektorit të vizave.