Kancelarja Federale uron Kryeministrin Haradinaj

Kancelarja Federale Merkel uron Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj

Shumë i nderuari zoti Kryeministër,

ju uroj për zgjedhjen tuaj në postin e Kryeministrit.

Para jush dhe qeverisë tuaj gjenden detyra të rëndësishme dhe të vështira. Ndërtimi dhe forcimi i shtetit ligjor, përmirësimi i gjendjes ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkimi i kufirit me Malin e Zi dhe luftimi i korrupcionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendjen tuaj. Këto çështje janë hapa qenësorë për të forcuar perspektivën europiane të Kosovës.

Qeveria Federale Gjermane do të ju mbështes edhe më tej në këtë rrugëtim.

Ju dëshiroj shumë fat dhe sukses në mandatin tuaj të dytë!

 

Me nderime

Dr. Angela Merkel

Kancelare Federale e Republikës Federale të Gjermanisë