Kosova si shtet i sigurt i origjinës dhe procedura të përshpejtuara

Është miratuar paketa e re ligjore

Qëllimi i Ligjit për Përshpejtimin e Procedurave të Azilkërkimit, hyrë në fuqi më  24.10.2015, është ndër të tjera realizimi i shpejtë dhe i vendosur i detyrimit të largimit.

Të gjithë ata persona, të cilëve u është refuzuar në formë të prerë kërkesa për azil, duhet të largohen nga Gjermania. Kush nuk përmbush në kohë dhe me vullnet të lirë detyrimin e largimit, do të dëbohet.

Në të ardhmen nuk do të ketë më njoftim të datave të dëbimit për të parandaluar kështu që personat të fshihen.  Krahas kësaj, në rast të largimit jo në momentin e përcaktuar apo në rastin e një dëbimi  ekziston rreziku i ndalim-hyrjes në të gjithë zonën Schengen.  Kjo vlen edhe për të gjithë ata persona, që aplikojnë për azil në Gjermani në mënyrë abuzive.

Për personat pa pashaportë apo dokumente të tjera identifikimi është menduar që riathesimi i tyre  në të ardhmen të mundësohet përmes një dokumenti evropian identifikimi.

Procedura e Dublinit

Aktualisht Gjermania po aplikon procedurat e Marrëveshjes së Dublinit  për të gjitha vendet e origjinës dhe të gjitha shtetet anëtare (me përjashtim të Greqisë).

Sipas Procedurës së Dublinit, shteti përgjegjës për realizimin e procedurës së azilkërkimit është shteti, ku azilkërkuesi ka hyrë për së pari në mënyrë të dokumentuar.

Për çdo rast të veçantë Gjermania verifikon respektimin e Procedurës së Dublinit. Këtu bën pjesë edhe mundësia e transferimit të azilkërkuesve në shtete të tjera anëtare për të kryer atje procedurën e azilkërkimit.

Vendime tjera të koalicionit qeverisës në Gjermani

Vendimet rreth kërkesave për azil nga parashtruesit që kanë pak gjasa për njohje në Gjermani do të përshpejtohen.

Dëbimet e azilkërkueseve të refuzuar do të bëhen me të thjeshta dhe riatdhesimet do të përshpejtohen. Kjo vlen sidomos për parashtruesit nga vendet e sigurta e origjinës, siç janë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Data: 18.11.2015

 

Këtu ju mund të shikoni një video në gjuhën angleze:

Kosova si shtet i sigurt i origjinës

Paragraph, Hammer, Waage, (c) picture-alliance/chromorange