Fjala e Ambasadorit gjerman, Christian Heldt me rastin e manifestimit përkujtimor në përvjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore më 11.11.2017

Zmadho fotografinë

-- Vlenë fjala e thënë --

"I dashur Didier,

të nderuar kolegë amabasadorë, anëtarë të korpusit diplomatik,

të nderuar zonja dhe zotërinj, por para së gjithash, të dashur bashkatdhetarë europianë nga Gjermania dhe Franca,

sot jemi bashkuar në pikëllim për të vrarët e të gjitha luftërave, veçanërisht të vrarëve në Luftën e Parë Botërore, të cilët përkujtohen sot në shumë vende. Ky është më shumë përkujtim i heshtur, ndryshe nga, të themi përkujtimet tek ne në  Perandorinë gjermane para 100 vjetësh, kur vdekja e heronjve është festuar publikisht. Që nga atëherë kanë ndodhur ngjarje edhe më të tmerrshme, të cilat na kanë bashkuar sot ne europianëve, si komunitet i paqes, sepse vrasjet masive të qindramijëra njerëzve për disa qindra metra territor më shumë a më pak e kanë shpërfaqur për herë të parë lemerinë e luftës moderne. Qytetet si Verduni janë vende të historisë së trishtë të njerëzimit.

Gedenkveranstaltung Zmadho fotografinë (© Deutsche Botschaft Pristina)

Ecja ndër varreza të ushtarëve gjithëmonë më ka bërë memec, veçanërisht nga të imagjinuarit se sa njerëz të rinj nuk patën mundësinë të jetojnë jetët e realizojnë ëndrrat e tyre. Çfarë ka mbetur është pikëllimi i bashkëshorteve, nënave, fëmijëve. Në memorialin qendror në Berlin tashmë prej vitesh qëndron Pieta e artistes Käthe Kollwitz, një nënë në zi, e cila në krahë mbanë të birin e saj të vdekur. E madhja Käthe Kollwitz, e cila vetë e ka humbur të birin e saj të dytë në vitin 1914 dhe e cila më vonë u bë një kudërshtare e bindur e luftës.

Parandjenjat e zymëta që i shprehu atëkohë ministri i jashtëm britanez Sir Edward Grey, pak para fillimit të Luftës së Parë Botërore do të realizoheshin: „Në tërë Europën po fiken dritat dhe asnjë nga ne kurrë në jetë nuk do t’i sheh më të ndezura“. Grey vdiq në vitin 1933 dhe nuk e përjetoi katastrofën njerëzore të nisur nga Gjermania, e cila përfundoi në shkatërrim dhe me vdekje të miliona njerëzve në vitin 1945. Ndërsa Lufta e Parë Botërore që u përceptua si kthesë kohore, do të kalohej.

Gedenkveranstaltung Zmadho fotografinë (© Deutsche Botschaft Pristina)

Më vonë, ne europianët krijuam diçka të re: atë që dështuan ta realizojnë Aristide Briand dhe Gustav Stresemann me vizionin e tyre për paqe në vitet e njëzetëta, ia dolën ta realizojnë europianët e guximshëm, si Robert Schuman dhe Konrad Adenauer. Tmerret e tri luftërave të zhvilluara vetëm brenda 75 vjetësh i kanë bashkuar francezët dhe gjermanët në një bashkësi të fatit si motor europian. Ishin, para së gjithash, miliona qytetarë të thjeshtë nga dy popujt tanë, ata të cilët patën guxim t’i lënë pas paragjykimet dhe plagët e së kaluarës për të krijuar besim të ri. Sot një luftë në mes dy vendeve tona është bërë e pa-imagjinueshme. Që rreziqet nga konfliktet e armatosura në kontinentin tonë pas vitit 1945 nuk qenë parandaluar plotësisht, këtë e dëshmoi lufta këtu në vitin 1999. Për ne gjermanët ishte angazhimi i parë i armatosur në historinë e Bundeswehr-it (Ushtrisë gjermane), përkrah aleatëve tanë. I përshëndes edhe pjesëtarët e Bundeswehr-it që janë të pranishëm këtu sot dhe përfaqësojnë KFOR-in. Në këtë vend u desh të krijohet paqe, pasi ajo ishte thyer nga ana tjetër. Për këtë arsye, ne europianët pa patos të shtirë qëndrojmë pas nevojës për mbrojtje të vlerave tona në aleancën transatlantike. Kjo ia ka kthyer Kosovës paqen dhe lirinë. Sot përkulemi edhe para të gjithë të vrarëve të këtij misioni."