Bursa Ndërkombëtare Parlamentare nga Bundestag-u Gjerman (IPS)

Deutscher Bundestag Zmadho fotografinë (© Auswärtiges Amt, Foto: T. Hoesmann)

Bundestagu gjerman ofron mundësinë unike që të njiheni nga afër me punën e këtij institucioni të rendësishëm.

Me Bursën Ndërkombëtare të Parlamentit (IPS) për pesë muaj radhazi do të mund t'i ndiqni nga afër proceset në Bundestagun gjerman, duke përfshirë këtu tre muaj, ku do të punoni në zyren e një deputeti gjerman. 

Për këtë bursë mund të aplikojnë të diplomuarit e rinj që kanë njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane. Informacione më të hollësishme për bursën dhe mënyrën e aplikimit und t’i gjeni në linqet e mëposhtme. 

Afati i fundit për aplikim është më 30 qershor 2017.