"Bëhu diplomat i ri i klimës"

Kosovo Klimawandelwoche 2017 Zmadho fotografinë (© Kosovo Klimawandelwoche 2017)

"Bëhu diplomat i ri i klimës"

Ambasada Gjermane ka kënaqësinë të shpallë garën e saj me titull "Bëhu një diplomat i ri i klimës” gjatë javës së diplomacisë së së klimës. Kjo garëështë e hapur për nxënësit e shkollës fillore, nga klasae 6. deri në klasën e 9. dhe për shkollat e mesme.

 Shkolla fillore

Vizatoni një pikturë për atë se çfarë mendoni ju për ndryshimin e klimës. Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek ju dhe mjedisin juaj? Ju mund të përdorni çdo ngjyrë dhe letër që dëshironi të shprehni pikëpamjen tuaj mbi ndryshimet klimatike.

Shkolla e mesme

Përdorni telefonin tuaj, ose ndonjë aparat fotografik dhe na dërgoni një video të shkurtër mbi atë se çfarë do të thotë ndryshimi i klimës për ju. Videoja nuk duhet të jetë më e gjatë se 3 minuta dhe duhet të shprehë mendimin tuaj për ndryshimet klimatike dhe çfarë duhet të bëhet për ta ndaluar atë.

Nxënësi duhet të dërgojnë punën e tyre në Ambasadën Gjermane nëpërmjet emailit, ose më postë.

Çmimet e mëposhtme do të ju ndahen fituesvenga Ambasada Gjermane: vendi i parë - Tablet Lenovo TAB 3, vendi i dytë - telefon celular Blackview A8 dhe vendi i tretë - Mobile Travel Charger. Çmime do të ketë për secilën grupmoshë. Ndarja e tyre do të bëhet zyrtarisht më 23 qershor gjatë hapjes së Javës së diplomacisë së klimës.

Rregullat e garës:

Puna duhet të dorëzohet me kohë. Dorëzimi i mëvonshëm nuk do të pranohet.

1. Juria do të vendosë se kush do të fitojë.

2. A kanë vizatimet / videot lidhshmëri me temën?

3. Asnjë person nuk mund të paraqesë më shumë se një punim.

4. Bashkë me punimin tuaj, duhet të dorëzoni edhe të dhënat me emrin tuaj të plotë, moshën dhe detajet e kontaktuese.

Kontakti

Email: pris%27%diplo%27%de,wz-102

Adresa: Ambasada Gjermane në Prishtinë, Azem Jashanica nr.17 Arbëri

Data e fundit e dorëzimit: 20.06.2017