Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim pranon Kosovën si anëtare të re të saj

Me rastin e vendimit të marrë më 16.11. nga guvernatorët e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për të pranuar Republikën e Kosovës si anëtaren e saj të gjashtëdhjetëegjashtë, një zëdhënës i Ministrisë Federale për Punë të Jashtme deklaroi:

„Ministri i Jashtëm Westerwelle përshëndet vendimin e BERZH-it për të pranuar Kosovën si anëtare të re të saj. Me këtë është hapur rruga për mbështetje të mëtejme të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit. Ky është edhe një kontribut i rëndësishëm i stabilitetit në rajon. Gjermania e ka mbështetur Kosovën në mënyrë aktive gjatë përpjekjeve të saj për anëtarësim. Gjermania do të angazhohet edhe në të ardhmen për integrimin e mëtejmë të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare“.

Banka shumëpalëshe për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila tani numëron 63 aksionarë nacionalë dhe dy supranacionalë është themeluar në vitin 1991 në Londër. Mandati politik i Bankës është mbështetja financiare e procesit të transformimit, pas rënies së komunizmit, për në ekonominë e tregut dhe mbështetja e aktiviteteve private dhe sipërmarrëse në një ambient demokratik.

Në vitin 2011 është zgjeruar mandati gjeografik i BERZH-it, duke përfshirë rajonin jugor dhe lindor të Detit Mesdhe. Egjipti, Jordania, Maroko dhe Tunezia tanimë janë anëtare të BERZH-it.

BERZH

Außenminister Westerwelle bei der Vorstellung des Konzepts zu neuen Gestaltungsmächten