Frank-Walter Steinmeier është zgjedhur President i 12. Federal

Bundesregierung / Steffen Kugler Zmadho fotografinë (© Bundesregierung / Steffen Kugler)

Ish-Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier është zgjedhur President i ri Federal nga Parlamenti Federal më 12 shkurt në Berlin. Dorëzimi simbolik i detyrës nga paraardhësi i tij, Presidenti Federal a.D. Gauck është bërë tashmë më 19 mars 2017 në Kështjellën Bellevue në Berlin.

Ditën e parë të punës Steinmeier e pati më 20 mars 2017. Dy ditë më vonë, gjatë një ceremonie festive në sallën plenare të Ndërtesës së Reichstag-ut ai e bëri betimin si President i 12. Federal.

Në fjalimin e tij pas betimit, kreu i ri i shtetit ndër tjerash bëri thirrje për t’u vënë në mbrojtje të demokracisë, pikërisht në kohërat e tashme, kudo në botë, ku ajo është duke u sfiduar.

Frank-Walter Steinmeier President i ri Federal

Kështjella Bellevue